Video/ Napoli “frenohet” nga Verona, shkëlqen Lazio ndaj Salernitanës

Napoli nuk arrin të fitojë. Pas dy fitoreve radhazi, të kaltërit u bllokuan në “Maradona Stadium” përballë një Verone që po impresionon gjithnjë e më shumë në Serinë A.
Dueli përfundoi 1-1 me emocione, gola, nervozizëm dhe kartona të kuq.
Ishte sërish Giovanni Simeone që arriti të shënonte për miqtë duke u dhënë avantazhin në 13’ dhe përgjigja e vendasve ishte me Di Lorenzon në 18’.
Pjesa e dytë u karakterizua nga lojë e forte teksa në 88’ Besa dhe në 93’, Kaliniç dolën me të kuq e gjithsesi Verona mori një barazim me vlera.
Në sfidën tjetër, Lazio nën shenjën e bomberit të saj më të mirë në histori, arriti të fitonte 3-0 ndaj Salernitanës, klubit si motër të kontrolluar nga Lotito por që e ka nxjerrë në shitje.
Me Hysajn në fushë si titullar, Immobile shënoi në 31’ e më pas Pedro në 36’ teksa në fraksionin e dytë ishte Luis Alberto që mbylli ndeshjen 3-0 dhe që e çon Lazion pranë zonës Champions./Ora News/.

