VIDEO/ Mori një nënshkrim nga Ernest Muçi, tifozja e Besiktas shpërthen në lot

VIDEO/ Mori një nënshkrim nga Ernest Muçi, tifozja e Besiktas

Ernest Muçi ka rifituar zemrat e tifozëve të Besiktas teksa ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen e tretë radhazi. Pasi tundi rrjetën e Kasimpasas dhe Galatasaray-t në elitën e futbollit turk, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shkëlqeu edhe në Europa League.


23-vjeçari realizoi në minutën e 76-të golin e parë në fitoren 2-1 përballë ekipit suedez, Malmo.

Në përfundim të ndeshjes, një tifozë e zjarrtë e Besiktas i kërkoi një autograf ish-sulmuesit të Tiranës, që nuk hezitoi t’ia nënshkruante fanellën që bante veshur.

Vajza nuk mundi t’i përmbante emocionet, duke shpërthyer në lot.

EMISIONET