VIDEO/ Milan kalon me provë force, PSG dhe Benfica ndahen nga sasia e golave

VIDEO/ Milan kalon me provë force, PSG dhe Benfica ndahen nga sasia e

Lajmi i mbrëmjes së Champions League, e fundit për vitin 2022 është kualifikimi i Milanit pas fitores 4-0 në “San Siro” me skuadrën e Salzburg. Kuqezinjtë mjaftoheshin edhe me një barazim por dominuan 90 minutat e fundit të fazës së grupeve me dy gola të Oliver Goroud, Messias dhe Krunic.

Fitore bindëse për skuadrën e Piolit që pozicionohet përfundimisht në vendin e dytë të grupit. Chelsea mundi 2-1 Dinamon e Zagrebit që largohet përfundimisht nga Europa ndërsa Salzburg siguron Europa League.

 

Interesante situata në grupin H ku PSG dhe Benfica u pozicionuan në vendin e parë me nga 14 pikë, por portugezët u kualifikuan si të parët me golavarazhin 9 po aq sa PSG madje barazia ishte totale edhe në ndeshjet direkte dhe golat e shënuar e të pësuar por luzitanët kanë shënuar më shumë gola në transfertë pas fitores së thellë 6-1 në Haifa kundër Maccabit. Në të njëjtën kohë, PSG kaloi Juventusin 2-1 në Torino por tashmë ekipi i Allegrit zhvendoset në Europa League.

Pa asnjë vlerë dy ndeshjet e grupit G, Copenhagen-Borussia Dortmund 1-1 dhe Manchesterv City- Sevilla 3-1 me Pep Guardiolën që e mbyll në vendin e parë, i ndjekur nga Borussia dhe Sevilla.

 

 

EMISIONET