VIDEO/ Milan fitore karakteri, kuqezinjtë përmbysin Frosinonen

Milan ka mundur të marrë një fitore me përmbysje në transfertën ndaj Frosinone me shifrat 2-3.
Të parët që kaluan në avantazh ishin kuqezinjtë, ku Giroud zhbllokoi rezultatin në minutën e 17’.
Nuk vonoi shumë dhe Frosinone rikthen baraspeshën, me Soule i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 24’.
Gjatë pjesës së dytë, Milan befasohet pasi Frosinone gjen golin e avantazhit me anë të Mazzielli në minutën e 65’.
Megjithatë, djemtë e Piolit nuk u dorëzuan.
Në minutën e 72’, Giroud la topin me kokë për Gabbia dhe ky i funidt barazoi shifrat në 2-2.
Pranë fundit, Jovic shënoi edhe golin e përmbysjes së madhe në minutën e 81’.
Me këtë rezultat, Milan ndodhet në vendin e tretë me 49 pikë, ndërsa Frosinone në vendin e 14 me 23 pikë.
Golat:
https://streamin.one/v/e3821e87
https://streamin.one/v/2a181482
https://streamin.one/v/a60ca817
https://streamin.one/v/23f58b8c
https://streamin.one/v/bd67571b

