VIDEO/ Milan dominon Realin e Madridit, kuqezinjtë fitojnë pastër në “Bernabeu”
Milani zhvilloi një futboll fantastik në “Santiago Bernabeu” mbrëmjen e kësaj të marte, teksa kanë arritur të shënojne tre gola ndaj Real Madrid.
Nuk kalon shumë dhe në minutën e 12-të vjen goli surprizë, që bën të heshtë ‘Bernabeu”.
Thiaw kalon kuqezinjtë në avantazh, pasi shënon me kokë nga një goditje këndi në portën e madrilenëve.
Avantazhi i italianëve zgjat pak, pasi në të 24’ Vinicius Junior kthen baraspeshën me golin e realizuar nga pika e bardhë e 11 metrave.
Sërish Milani shënon për të kaluar në avantazh, me Moratën në minutën e 38-të.
Pas një aksioni perfekt të Rafael Leao, holandezi Tijjani Reijnders ka finalizuar më së miri për të trefishuar rezultatin.
GOOOOAALLL REEIIJJNNDDERRRSSpic.twitter.com/xHosJUo3I6
— Milan Posts (@MilanPosts) November 5, 2024
Ndërkohë galaktikët e Real Madrid kanë arritur të reagojnë pas golit të tretë të italianëve me “shtatlartin” gjerman, Antonio Rudiger që përfiton nga një boshatisje e portës së italianëve, duke çuar topin në rrjetë, por më pas sistemi VAR ka anuluar gjithçka për pozicion jashtë loje.