Video/ Më në fund Ronaldo. Portugezi shënon, Man. United rikthehet te fitorja

Video/ Më në fund Ronaldo. Portugezi shënon, Man. United

Në momentin më kritik të Man. United por dhe të tijin personal, Cristiano Ronaldo reagon duke marrë për dore ekipin.

Në ndeshjen e prapambetur të Premier League ndaj Brighton në “Old Trafford”, Man. United vinin pas zhgënjimit me Brojën dhe Southampton dhe fitorja ishte detyrim sidomos pas kritikave të forta e gjithsesi ishte Ronaldo që bëri diferencën.

Portugezi mund edhe të ketë tensione me Rangnick por ky i fundit e hodhi titullar sërish teksa Ronaldo shënoi në 51’ golin e avantazhit për vendasit.

Ishte një ndeshje shumë e vështirë e zgjidhur me eksperiencë ndonëse të dyja ekipet kishin raste për të shënuar por në fund, Bruno Fernandez shënoi edhe golin e dytë duke qetësuar Maguire me shokë të cilët marrin 3 pikë që i rikthejnë ata në vendin e katërt, në pozicionin shumë të dëshiruar që i çon ata në Champions League./Ora News/.

EMISIONET