VIDEO/ Kuqezinjtë gati për Anglinë, Nikaj: Fitorja do ishte luks...

Sot në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Anglia kryeson grupin me 21 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 14 pikë, katër më shumë se Serbia e vendit të tretë, e cila tashmë është eliminuar. Për kuqezinjtë, sfida e sotme shërben si përgatitje për fazën e play-off-it të Botërorit, ndërsa Anglia ka siguruar kualifikimin direkt, si e para e grupit.

Në studion e lajmeve në “Ora News”, analisti i futbollit Arjan Nikaj u shpreh se një fitore ndaj “Tre luanëve” do të ishyte luks për kombëtaren tonë, pasi sicc tha ai, Anglia pavarësisht renditjes që ka në grup mbetet një kundërshtar i vështirë.

“Por ardhja e Anglisë këtu do të thotë shumë për futbollin tonë dhe për emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Nikaj.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN ARIAN NIKAJ

EMISIONET