VIDEO/ Kryevepër e Nedim Bajramit, Sassuolo i shkakton humbjen e parë Interit, zikaltërit bien keq në “San Siro”

VIDEO/ Kryevepër e Nedim Bajramit, Sassuolo i shkakton humbjen e parë

Sassuolo i ka shkaktuar Interit humbjen e parë sezonale në Serie A, teksa e mposhti 1-2 në “San Siro”, në takimin e javës së gjashtë të kampionatit. Pjesa e parë pati ritëm të lartë, por goli erdhi vetëm në fundin e fraksionit. Ishte Dumfries që dërgoi në festë tifozërinë vendase, duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 45-të.

Djemtë e Alessio Dionisit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë, teksa mesfushori shqiptar Nedim Bajrami me një të djathtë të bukur nga brenda zonës mposhti zviceranin Sommer. Festa ishte totalisht e ligjshme për Bajramin, i cili nuk harron të bëjë edhe “Shqiponjën”.

Përmbysja e madhe mban firmën e Berardit, sulmuesi italian me një goditje fantastike nga distanca “tundi rrjetën”. Asnjë shans për “gardianin” e Interit për të neutralizuar topin, pasi sfera shkoi në cepin e portës. Interi, gjithsesi kryeson kampionatin me 15 pikë, sakaq Sassuolo është në vendin e tetë me 9 pikë.

Për të parë golin e Bajramit kliko KËTU

EMISIONET