VIDEO/ Kristjan Asllani shënon sërish për Interin, mposht portierin serb
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 21:06

Kristjan Asllani vazhdon të konfirmohet si një element gjithnjë e më i rëndësishëm për Interin.
Mesfushori shqiptar ka realizuar golin e tij të dytë sezonal në Serie A, duke shënuar nga pika e penalltisë ndaj Torinos dhe duke ndihmuar ekipin e tij të marrë avantazhin në këtë përballje të rëndësishme.
Nëse rezultati ruhet deri në fund, Interi barazon me 77 pikë Napolin, që do të luajë ndeshjen e tij në mbrëmje.

