VIDEO/ Kombëtarja me këngë zyrtare për Europianin, Capital T vjen me një mesazh para publikimit

VIDEO/ Kombëtarja me këngë zyrtare për Europianin, Capital T

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kënga zyrtare që do të shoqërojë kuqezinjtë në aventurën e tyre në kampionatin Europian “Gjermani 2024”, do të jetë kënga “Albania”, e cila do të këndohet nga reperi Capital T.

Këngëtari, ka publikuar një video ditën e sotme, ku jep një mesazh për ekipin dhe të gjithë tifozat shqiptarë.

"Përshëndetje të gjithëve, uroj që të jeni mirë! Jemi këtu për të prezantuar projektin e ri për ekipin kuqezi dhe gjithë tifozat anembanë botës. Përfaqësuesve tonë i urojmë shumë suksese! Urojmë që të shkojnë lartë e më lartë dhe shpresoj që kjo këngë ka për ti motivuar ata për suksese më të mëdhaja por edhe tifozat anembanë botës me i shërby me festu. Po ashtu me e promovu Shqipërinë në sytë e botës, siç i ka hije. Është krenari dhe privilegj i madh, gjithashtu edhe përgjegjësi e madhe. Uroj t'ia kemi dalë dhe ishalla i'u pëlqen. Mos harroj të cek që jemi të gjithë një për një qëllim dhe shumë dashuri për të gjithë", ka thënë këngëtari në video.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

EMISIONET