VIDEO/ Juventus ia del në kohën shtesë, Roma i “falet” penalltisë

VIDEO/ Juventus ia del në kohën shtesë, Roma i

Juventus shpëton në kohën shtesë me një gol të Milik që i dhuron shpresë skuadrës së Masimiliano Allegrit. Nuk ndalen në ndeshjen e parë të vitit 2023 bardhezinjtë në fushën e Ceremonas kundër Cremoneses me fitoren minimale 1-0.

Përballje jo shumë e luftuar nga skuadra e Masimiliano Allegrit që reflektoi në fushë ngërçin e klubit bardhezi në nivelet drejtuese.

Ndërkohë, Roma gjeti suksesin në “Olimpico” përballe Bologna-s me një penallti të transformuar në gol nga kapiteni Pelelgrini. Gjithsesi, skuadra e Mourinhos duhet të shpresojë që dëmtimi i Dybalas të jetë sa më i lehtë.

E nis si mos më keq Lazio. Maurizio Sarri dhe skuadra bardhekaltër u mundën 2-1 në Lecce duke lënë në rrugë 3 pikë shumë të rëndësishme për garën e zonës Champions.

EMISIONET