Video/ Humbi shikimin por luftoi. Pas 11 operacionesh dhe 423 ditësh, rikthehet të luajë

Video/ Humbi shikimin por luftoi. Pas 11 operacionesh dhe 423 ditësh,

Këtu merr kuptim fjala mrekulli por edhe falë mjekësisë dhe shkencës. Omar Elabdellaoui ka lënë pas vuajtjet e mëdha të shkaktuara nga një pakujdesi një vit më parë dhe sot është rikthyer të luajë me Galatasarayn.

423 ditë më parë lojtari norvegjez pësoi një aksident të tmerrshëm teksa në festimet për Vitin e Ri ai u godit nga një fishekzjarr në sy që realisht i hoqi dhe shikimin.

“Nuk shikoj, nuk mund të shikoj”, ishin fjalët e lojtarit sapo u godit në festimet e Vitit të Ri 2020 teksa baruti dhe copëza metali i kishin depërtuar në lëkurën e fytyrës por edhe në sy teksa gruaja e tij Anne vrapoi për të shuar flakët që kishte në të gjithë trupin. Ishte rrugëtimi i gjatë dhe me shumë vuajtje për 30-vjeçarin i cili nuk u dorëzua asnjëherë për të luajtur sërish lojën që kishte pasion dhe pas 11 operacionesh të mundimshme dhe të rrezikshme ai mundi të rifitonte shikimin e dëmtuar.

Video/ Humbi shikimin por luftoi. Pas 11 operacionesh dhe 423 ditësh,

Sot pas 423 ditësh, Elabdellaoui u rikthye të luajë me Galatasarayn, me një palë syze që do të mbrojnë sytë e tij nga një dëmtim i mundshëm, që kujtojnë syzet e përdorura nga Edgar Davids ndërsa rikthimi i tij duket sikur largoi dhe krizën e ekipit turk që fitoi një ndeshje dramatike 3-2 në transfertë.

Ajo që ka më shumë rëndësi është një fitore tjetër në jetë nga Omar Elabdellaoui i cili rifiton atë që ka ëndrruar gjithmonë. Në fund të ndeshjes ai dukej i përlotur dhe shumë i emocionuar./Ora News/.

EMISIONET