Video/ Guardiola rrëmben derbin, Man. United dhe Ronaldo zhgënjejnë në “Old Trafford”

Video/ Guardiola rrëmben derbin, Man. United dhe Ronaldo

Një Man. United i pafuqishëm u dorëzua në derbin ndaj rivalëve të Man. City.

Në “Old Trafford”, skuadra e Solskjaer tregoi se këtë vit as me Cristiano Ronaldon nuk mund të luftojë për titull teksa rivalet e Citizens fituan dhe e mbyllen sfiden qe ne pjesen e pare me dy gola të shpejtë.

Fillimisht ishin të pafatë vendasit kur Baily devijoi një krosim të Cancelo duke e çuar topin në rrjetë por edhe pas golit të pësuar ishte më mirë e vendosur në fushë skuadra e Guardiolës.

Bernardo Silva dyfishoi rezultatin në fund të pjesës së pare në një aksion shumë të bukur ndërsa fraksioni i dytë i derbit ishte më mirë për United por nuk krijuan asnjë rast të pastër shënimi.

Me këtë fitore, Man. City mbetet rivale serioze për titull teksa Man. United rikonfigurohet tërësisht dhe Solskjaer rikthehet sërish në problem/Ora News/.

EMISIONET