VIDEO/ Uzuni gjen sërish rrjetën, por Granada humbet

VIDEO/ Uzuni gjen sërish rrjetën, por Granada humbet

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka gjetur rrugën e rrjetës në La Liga, me fanellën e Granadës, mbrëmjen e djeshme.

28-vjeçari nga Berati, shënoi golin e nderit në duelin ndaj Alavesh, ku skuadra e shqiptarit u mposht me rezultatin 3-1.

Uzuni shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 86-të, ndërkohë që vendasit kishin realizuar plot 3 herë në minutat 11, 38 dhe 55.

Ky ishte goli i pestë në 14 ndeshje për sulmuesin e Kombëtares, por ajo që shqetëson më shumë është ecuria e skuadrës, që ka grumbulluar vetëm 7 pikë në 14 javë duke u pozicionuar në vendin e parafundit në renditje.  

GOLI I REALIZUAR NGA UZUNI: VIDEO

EMISIONET