Video/ Gola dhe emocione në Copa America, Kolumbia merr vendin e tretë, mposht Perunë 3-2

Video/ Gola dhe emocione në Copa America, Kolumbia merr vendin e

Copa America ka fituesin e parë të saj. Në finalen e vogël për vendin e tretë të kompeticionit, u përballën Kolumbia dhe Peruja, dy skuadrat e eliminuara në gjysmëfinale dhe që u përplasën për t'u ngjitur në podium.

Nuk munguan emocionet dhe golat me rezultatin që përfundoi 3-2 ne sekondat e fundit për Kolumbinë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin peruanët në 45' me Youtun por sapo nisi pjesa e dytë, Cuadrado barazoi shifrat në 1-1.

Kolumbia kaloi në avantazh ne 66' me Luis Diaz teksa Peruja sërish barazoi në 2-2 me Lapadulan në 82'.

Kur të gjithë po bëheshin gati për t'iu drejtuar penalltive, ishte sërish Luis Diaz i cili në sekondat e fundit i dha fitoren 3-2 Kolumbisë.

Një sfidë emocionuese, përmbledhjen e së cilës mund ta ndiqni ketu:

 

EMISIONET