VIDEO/ "Gjithmonë i ri", Zlatan Ibrahimovic nuk rri dot pa futboll, dhuron show me rroveshatë
Zlatan Ibrahimovic edhe pse i ka dhënë lamtumirën futbollit në moshën 41 vjecare, nuk rri dot larg futbollit. Edhe pse në pension tashmë, lidhja e suedezit me topin nuk mund të zbehet.
Këtë e ka vërtetuar vetë Ibrahimovic. Teksa po shijon pushimet, shtatlarti suedez ka ndarë një video me fansat e tij në rrjetet sociale duke goditur topin me rroveshatë.
Ibrahimovic poshtë videos shkruan: Gjitmonë i ri, të cilën e vërteton edhe me formën fizike të jashtëzakonshme të tij. Zlatan Ibrahimovic ka pasur një karrierë 20 vjecare mjaft të larmishme dhe të sukseshme, ku ka luajtur më skuadrat më të njohura në europë si: Inter, Barcelona, Juventus, PSG, Milan, Manchester United, etj.
View this post on Instagram