VIDEO/ Gjesti i Carvajal ndaj lojtarit të Anglisë bën xhiron e rrjetit: Mos qaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2024, 22:18

Në “Olympiastadion” të Berlinit po luhet finalja e Kampionatit Europian mes Spanjës dhe Anglisë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me pak raste dhe me shumë ndërhyrje të gabuara.
Një duel mes Dani Carvajal dhe Bukayo Saka u shfaq në kamera, ndërsa ylli i Real Madridit bëri me gjeste ndaj atij të Arsenalit.
Mbrojtësi i bëri me dije sulmuesit që të ndalojë së ankuari dhe të luajë, mos të qajë.

