VIDEO/ Gafë e Donnarumas, ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 10-të pas një shkelmi në fytyrë ndaj kundërshtarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2023, 13:58

Xhianluxhi Donaruma u bë protagonist në sfidën mes Lë Havre dhe PSG në kampionatin francez pasi doli me karton të kuq që në minutën e 10’ të sfidës.
Portieri italian kishte dalë nga porta e tij dhe kërkoi të largonte topin, por nuk e arriti topin.
Ai zgjati këmbën e tij dhe goditi me një shkelm në fytyrë kundërshtarin, me arbitrin që nuk nguroi dhe e ndëshkoi menjëherë me një karton të kuq, duke i lënë parizienët me 10 lojtarë.
Shikoni videon:
https://streamin.one/v/8a7a5915

