VIDEO/ Fiton Lazio, Pedro (98'), me penallti i shkakton Milanit humbjen e tretë radhazi...

Në ndeshjen e fundit të javës së 27-të të Serisë A, Milani humbi 2-1 në San Siro ndaj Lazios, duke pësuar humbjen e tretë radhazi dhe duke i dhënë përfundimisht lamtumirë shpresave të tyre në Champions League.
Nga ana tjetër, bardhekaltrët ngjiten në vendin e katërt, ndërsa presin Juventus-Verona. Mysafirët ishin shumë më të mirë në pjesën e parë, duke kaluar në avantazh me një goditje të Zaccagni. “Djajtë” u rritën në pjesën e dytë, duke mbetur me 10 lojtarë nga minuta e 68-të për shkak të një faulli të keq të Pavlovic ndaj Isaksen.
Chukwueze gjeti golin e barazimit me një goditje me kokë në minutën e 85-të. Në kohën shtesë Maignan rrëzon Isaksen dhe Manganiello, i kujtuar nga VAR, jep penalltinë të cilën, Pedro e kthen në gol (98') dhe 1-2.

