VIDEO/ Festë zikaltër në "Olimpico", Interi merr kreun e Seria A, mposht Romën me golin e Bonny

VIDEO/ Festë zikaltër në "Olimpico", Interi merr kreun

Interi arriti që të ruajë avantazhin e krijuar që në minutën e 6-të ndaj Romës, ndeshje që u luajt në mitikun "Olimpico" 

Një aksion i shkëlqyer nga Nicolo Barella, i cili luan një rol kyç në ndërtimin e sulmit.

Ai pason tek Ange-Yoan Bonny, i cili mposht Mile Svilar me një gjuajtje brilante drejt këndit të poshtëm të djathtë: 0-1.

Me këtë rezultat zikaltrit marrin kryesimin e përkohshëm të Serisë A, pasi gjithçka mund të ndryshojë në ndeshjet e nesërme, ku nëse Milani arrin të fitojë ndaj Fiorentinës, atëherë do jenë kuqezinjtë në krye të kampionatit italian me 1 pikë më shumë.

SHIHNI GOLIN NE VIDEO ME POSHTE

 

EMISIONET