VIDEO/ Egnatia ruan “kurorën” e Shqipërisë, rrogozhinasit shuajnë në Tiranë ëndrrën 24-vjeçare të shkodranëve për titull

Ka një fitues këtë mbrëmje, dhe Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi.
Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 3-0 në finalen e “Final Four” ndaj Vllaznisë në ndeshjen e luajtur në Arenën Kombëtare.
Heroi i finales ishte Redi Lushkja, i cili realizoi 2 gola, një në minutën e 6 dhe një në të 49-n, ndërsa goli që vulosi titullin u shënua në fund nga Leo Melo.
Në minutën e gjashtë, Bakayoko lëvizi mjaft mirë në zonë dhe shërbeu për Lushkjan, i cili nga fare pranë dërgoi topin në rrjetë.
Të besuarit e Tetovës e nisën pjesën e dytë “zjarr” dhe dyfishuan shifrat. Regi Lushkja realizoi sërish, duke kompletuar dopietën me një gol me kokë.
Goli që i dha goditjen përfundimtare Vllaznisë ishte ai i Melos në minutat e fundit. Deri në fund pati kohë edhe për një gol të Ujkës
Egnatia feston kështu titullin për këtë sezon, një sukses i merituar.
Ndërkohë, shumë pak për Vllazninë në këtë finale, e cila nuk arriti të paktën të kënaqte mijëra tifozë shkodranë që kishin mbushur stadiumin me shpresën e rikthimit të titullit dhe tashmë Vllaznisë i duhet të prese përsëri për të rikthyer titullin në Shkodër.

