VIDEO/ Dramë-Juventus, Sevilla në finale sfidon Romën, bardhezinjtë e pësojnë në shtesë

VIDEO/ Dramë-Juventus, Sevilla në finale sfidon Romën,

Eric Lamela në minutën e 95 me një gol nga më të rëndësishmit e karrierës së tij, çon Sevillan për herë të shtatë në finalen e Europa League duke dënuar Juventusin me një eleminim të hidhur.

U mbyll 2-1 ndeshja në Andaluzi ku për më tepër skuadra e Allegrit kaloi e para në avantazh me golin e Vlahovic por spanjollët nuk u dorëzuan dhe shënuan dy herë për t’i mohuar Juventusit finalen të gjithën italiane në datën 31 maj.

Ndeshje e luftuar por e dominuar në pjesën më të madhe nga Sevilla që gjeti kurajon për të reaguar pas golit të pësuar dhe me këtë fitore pas barazimit të ndeshjes së parë, do të sfidojë Romën për të rrëmbyer trofeun e shtatë të Europa League.

EMISIONET