Video/ Dortmund vuan për të avancuar në Kupë. Eliminohet Schalke, kalon Leipzig

Video/ Dortmund vuan për të avancuar në Kupë. Eliminohet

Janë luajtur sot ndeshjet e raundit të dytë të Kupës së Gjermanisë ku nuk mund të mungojnë surprizat.

Borussia Dortmund nuk e pati të lehtë të kalonte më tej në ndeshjen ndaj Ingolstad ku edhe pse me mungesa, vetëm në pjesën e dytë arriti të shënonte. 2-0 përfundoi sfida në “Signal Iduna Park”, teksa në mungesë të Haaland ishte Thorgan Hazard që realizoi një dygolësh që i dha fitoren dhe kualifikimin skuadrës verdhezi.

Në ndeshjet e tjera, ra në sy edhe fitorja tjetër me vuajtje e Leipzig që kaloi me vështirësi 1-0 në fushën e modestëve të Babelsberg ku deçiziv ishte goli i Szobozslai në 45+1’.

Ndërkohë që avancuan edhe Hertha Berlin me Hoffenheim por u eliminua Schalke që humbi 1-0 me Munchen 1860./Ora News/.

EMISIONET