VIDEO/ Dobra shënon golin e shtatë në kampionat, 23-vjeçari i jep barazimin Chesterfield

VIDEO/ Dobra shënon golin e shtatë në kampionat,

Armando Dobra ka shënuar për Chesterfield në Angli. Sulmuesi 23-vjeçar realizoi golin e barazimit për skuadrën e tij, ndërsa sfida me Port Vale u mbyll me barazimin 1-1.

Fillimisht ishin miqtë që në minutën e dytë shënuan me Stoklej. Në pjesën e dytë mbetën me 10 lojtarë pasi Klark u largua me karton të kuq.

Vendasit shtuan sulmet dhe Dobra konkretizoi në minutën e 76-të. Goli i shënuar ishte i shtati për të në kampionat.

Kjo ndeshje pati vlerë për javën e 28-të të ligës së katërt për nga niveli në Angli. Chesterfield ndodhet në vendin e dhjetë, teksa Port Vale mban vendin e katërt.

GOLI I ARMANDO DOBRES – VIDEO

EMISIONET