VIDEO/ Dita Botërore pa duhan/ Djemtë e Kombëtares: Një jetë pa tym është një jetë më e mirë

Në kuadër të Ditës Botërore të Duhanit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar vazhdimin e punës për të rritur ndërgjegjësimin publik dhe mbrojtur të rinjtë nga përdorimi i duhanit.
Nisur nga kjo, futbollistët e Kombëtares kuqezi janë bërë bashkë në një spot për të sensibilizuar publikun për lënien e duhanit, në Ditën Botërore pa Duhan.
Në klipin e Ministrisë së Shëndetësisë, futbollistë të kombëtares japin mesazhin e tyre nga qendra stërvitore në kryeqytet ku po përgatiten për Euro 2024.
"Mirënjohje Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila iu bashkua fushatës sonë kombëtare antiduhan dhe suksese kombëtares sonë të futbollit në rrugëtimin drejt Europianit 2024.
Së bashku të ndalojmë përhapjen e dëmshme të duhanit dhe të mbrojmë shëndetin tonë".


