VIDEO/ Derbi i shqiptarëve në Serie A: Çuni i pafat në pjesën e parë, VAR-i i heq golin, por shënon një super-gol në të dytën
Marvin Çuni i pafat. Sulmuesi i kombëtares shqiptare mposhti Etrit Berishën në minutën e 21’ të Frosinone-Empoli, por VAR-i anuloi golin për pozicion të parregullt.
Lojtarët vendas bënë presing lart dhe përfituan nga pasiguria e Ardian Ismajlit.
Shqiptari tjetër Arijon Ibrahimoviç pasoi për Çunin, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Por ndërhyrja e teknologjisë frenoi festën e sulmuesit të kombëtares shqiptare, i cili duhet të presë për golin e parë zyrtar në Serie A.

Pas këtij episodi pjesa e parë e takimit do mbyllej me rrjeta të paprekura.
Dhe kur kishin kaluar 12 minuta nga rifillimi i lojës, do të ishte sërish Çuni, i cili përfitoi krosimin perfekt të Ibrahimoviçit, duke e dërguar sferën në portë me një goditje fantastike me themër në minutën e 57 të takimit.