Video/ Derbi i Italisë pa fitues. Dybala i përgjigjet Dzekos në “San Siro”

Ishte një ndeshje ndoshta e destinuar për barazim për atë që ekipet dhanë në fushë pasi zikaltërit ishin më mirë në pjesën e parë ku gjetën golin me Dzeko në 17’ dhe paten disa raste të tjera.
Fraksioni i dytë foli më shumë per Juventusin që sulmoi më shumë dhe falë zëvendësimeve që bëri Allegri në fundin e ndeshjes bardhezinjtë marrin një penallti për kontakt në zone të akorduar me VAR.
Dybala nga pika e bardhë nuk gaboi duke i dhënë Juventusit një pike shumë të rëndësishme e nga ana tjetër Interi mbetet në vend të tretë i shkëputur nga dyshja Milan-Napoli./Ora News/.

