Video/ Chelsea në krizë, nuk di të fitojë më. Ndalet edhe nga Brighton

Video/ Chelsea në krizë, nuk di të fitojë më. Ndalet

Është momenti më i vështirë për Thomas Tuchel ndoshta që kur mori drejtimin e Chelseat një vit më parë. Blutë e Londrës nuk po ecin mirë dhe prej 4 javësh nuk arrijnë të fitojnë duke numëruar 3 barazime dhe një humbje, bashkë me sfidën e sotme që ishte zhgënjyese.

Në transfertën me Brighton pritej një përgjigje nga Chelsea që në fakt nuk po vjen me rezultatin final 1-1 pas 90 minutave lojë.

Edhe pse loja foli për miqtë, konkretizimi ishte i dobët edhe pse me të gjithë titullarët. Ziyech krijoi iluzionin e fitores duke shënuar në 28’ porn ë 60’ Webster vendosi barazpeshëm.

 

Skuadra e Tuchel u hodh në sulm dhe e mbajti topin gjithë kohës por në sulm është problemi i madh pasi nuk shënojnë më. Ky barazim e lë 12 pikë pas Man. City në renditje dhe shanset për titull pothuajse janë zero./Ora News/.

EMISIONET