Video/ Broja flet për kalimin te Southampton. Hasenhuttl: Është i fortë dhe shumë i shpejtë

Video/ Broja flet për kalimin te Southampton. Hasenhuttl: Është i

Armando Broja u prezantua zyrtarisht te Southampton. Sulmuesi kuqezi u prit si një goditje e madhe nga "The Saints", teksa erdhi në huazim për nje sezon nga Chelsea.


Sulmuesi shqiptar foli për herë të parë si lojtar i Southampton ku e vlerëson si një mundësi të artë dhe nuk e fshehu gëzimin që do të luajë në Premier League.

"Jam shumë i lumtur dhe isha shumë i ekzaltuar për t'u bashkuar me Southampton. Sigurisht që është një klub shumë i mirë i Premier League. Klubi ka një histori të rëndësishme dhe luajnë në ligën mê tê fortë e të bukur në botë dhe për një lojtar të ri është fantastike të luash. Do të jetë e rëndësishme për mua të luaj e të mësoj nga lojtarët më me eksperiencë, nga stafi dhe ekipi. Është një mundësi shumë e mirë për mua".

Ndërkohë edhe trajneri Ralph Hasenhuttl u shpreh i kënaqur që do të ketë një lojtar të ri si Broja në skuadrën që ai drejton.


"Armando është një lojtar shumë i talentuar, i cili impresionoi sezonin e kaluar. Ai është i ri, por vjen pas një viti me shumë eksperiencë në futbollin e të rriturve me një skuadër të mirë. Ai na sjell shumë cilësi që do të na ndihmojë. Ai është i fortë, i shpejtë me një instik të mirë dhe kjo e bën atë të përshtatet mirë me mënyrën sesi duam të luajmë ne", përfundoi trajneri gjerman.


Broja kështu behet lojtari i vetëm kuqezi që do të ketë shansin të luajë në Premier League, mes yjeve të futbollit botëror e pse jo të shkëlqeje pasi talenti nuk i mungon.

 

EMISIONET