VIDEO/ Botërori 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorrë

VIDEO/ Botërori 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur sot në Andorrë, pas grumbullimit prej ditës së hënë në Barcelonë.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka grumbulluar 25 futbollistë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Ndeshja mes Andorrës dhe Shqipërisë do të arbitrohet nga Horatiu Fesnic. UEFA ia ka besuar rumunit duelin e rëndësishëm për fatet e kualifikimit në këto eliminatore të Botërorit. Fesnic është 36 vjeç dhe mban stemën e FIFA-s që prej vitit 2015.

Asistentë të Fesnic do të jenë Valentin Avram dhe Alexandru Cerei. Arbitër i katërt është caktuar Rares Vidican.

Në sallën e VAR-it, gjithashtu do të jenë rumunë: Ovidiu Haţegan në rolin e arbitrit kryesor të teknologjisë dhe Adrian Costreie si ndihmës i tij.

Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.

Kombëtarja shqiptare renditet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë, në grupin K.

EMISIONET