VIDEO/ Barcelonës i “buzëqesh” fati ndaj Leganes, blaugranat i nderon një autogol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2025, 23:53

Pas barazimit ndaj Betis, Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga. Katalanasit mundën 0-1 Leganes në transfertë, në ndeshjen e luajtur këtë të shtunë.
Një autogol i Saenz, në të 48-tën, vendosi ndeshjen.
Ekipi i Flick kryeson me 70 pikë, 7 pikë më shumë se Real Madrid. Ndeshja e radhës për Lewan me shokë, është ndaj Celta Vigon.
Gjatë ditës së sotme janë luajtur edhe ndeshje të tjera. Sociedad-Mallorca përfundoi 0-2, ndërsa Getafe-Las Palmas u mbyll 1-3.
⚽️ GOAL: Saenz (OG)
— Goals Xtra (@GoalsXtra) April 12, 2025
???????? Leganés 0-1 Barcelonapic.twitter.com/zqOpENw2JO

