VIDEO /Ballkani fantastik! Skuadra e Ilir Dajës me një këmbë në fazën e grupeve të Conference League

VIDEO /Ballkani fantastik! Skuadra e Ilir Dajës me një këmbë
Atë që nuk e bëri dot Partizani ndaj BATE Borisov në raundin e parë të Champions League, duket se po e korrigjon Ballkani.

Skuadra kampione e Kosovës i dha një leksion futbolli ekipit bjellorus duke triumfuar 4-1 në ndeshjen e luajtur në Prishtinë e duke shkuar me avantazhin e dy golave në sfidën e kthimit që do të luhet pas një jave në Hungari.

Ballkani e nisi ndeshjen në sulm por bjellorusët kaluan në avantazh me Laptev. Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica vendosi barazpeshën në minutën e 31. VIDEO

Në të 58-tën Bleart Tolaj konkretizoi me golin e avantazhit superioritetin që kishte treguar Ballkani në fushën e lojës.VIDEO 

Skuadra nga Suhareka shënoi edhe të tretin po me Tolaj 8 minuta më pas. VIDEO

Në fund, Thaçi kompletoi një mbrëmje perfekte për të “flirtuar” sërish me fazën e grupeve vetëm një vit pas arritjes historike. 

EMISIONET