VIDEO/ Aston Villa shtang Tottenhamin, i shkakton humbjen e tretë radhazi

VIDEO/ Aston Villa shtang Tottenhamin, i shkakton humbjen e tretë radhazi

Tottenhami vijon momentin negativ në Premier League duke pësuar humbjen e tretë radhazi. Këtë herë skuadra e Postecoglou është mundur 1-2 në shtëpi nga Aston Villa.

Sfida nisi më mirë për vendasit, që gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 22-të me Lo Celso, por miqtë reaguan mjaft mirë duke gjetur barazimin në shtesën e pjesës së parë me Pau Torres.

Në pjesën e dytë, Watkins shtangu vendasit me golin e dytë për Aston Villën, ndërkohë që kujtojmë që Tottenhamit ju anuluan tre gola për pozicion të parregullt.

Aston Villa shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e pestë, ndërkohë që Tottenham mbetet e pesta me 26 pikë.

EMISIONET