VIDEO/ Armando Broja shënon dhe feston me “shqiponjë”, Chelsea fiton me ''poker'' ndaj Preston në FA Cup

Chelsea ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Preston me shifrat 4-0, ndeshje e vlefshme për FA Cup.
Armando Broja e nisi këtë sfidë si titullar dhe pjesa e parë e kësaj sfide për fundoi në barazimin pa gola.
Në të dytën, Malo Gusto asiston drejt zonës dhe Armando Broja, në minutën e 58’, shënon një gol tepër të bukur me kokë, duke festuar me simbolin e shqiponjës.
Më pas vijnë edhe dy golat e tjerë për Chelsea.
Në minutën e 66’, Thiago Silva shënon me kokë pas krosimit të Palmer, ndërsa Sterling realizon një perlë me goditje të lirë në minutën e 69’.
Blutë e Londrës nuk u mjaftuan me kaq, pasi në minutën e 88′, ishte Enzo Fernandez autori i golit.
Me këtë fitore, Chelsea vazhdon rrugëtimin në FA Cup.
Goli i Brojës:
https://streamin.one/v/7cd3e7df

