VIDEO/ 9 vite pritje, Real Madrid fiton Kupën e Mbretit, Osasuna-s nuk i mjafton shpirti

Ishte i vetmi trofe që Carlo Ancelotti nuk e kishte fituar por tani jo më. Real Madrid nën drejtimin e italianit triumfon edhe në finalen e Kupës së Mbretit, medalje që i shtohet muzeut të pasur të klubit më të titulluar të Spanjës.
Përballë Osasunas, për herë të parë në një finale, Real Madrid hasi shumë vështirësi edhe pse e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e dytë me brazilianin Rodrygo dhe në fund triumfoi 2-1
Lucas Torro ia vështirësoi misionin ekipit kryeqytetas dhe skuadra nga Pamplona luftoi me dinjitet deri në fund por Rodrygo në një mbrëmje fantastike, shënoi edhe të dytin.
Ndeshje e mbërthyer nga nervat dhe emocionet e frika e dështimit por që në fund shkoi për skuadrën më eksperte. Ancelotti rikthen Realin fitues edhe në Kupë dhe finalja e Sevilla-s mbetet pas sepse nuk ka kohë për festë. Në mesjavë kampionët e Europës sfidojnë Man. City në gjysmëfinalen e parë.
Kjo është kupa numër 20 e Realit të Madridit ndërsa Barcelona kryeson me 31 në total dhe mbetet ende shumë larg.

