VIDEO/ 103 minuta lojë për një barazim dhe shumë polemika, Juventus në krizë rezultatesh

VIDEO/ 103 minuta lojë për një barazim dhe shumë polemika,

Juventus e arrin trenin e barazimit vetëm në kohën shtesë me një gol të Bonuccit që gaboi nga pika e bardhë por jo topin e kthyer nga portieri i Salernitanas.

2-2 në “Allianz Stadium” mes bardhezinjve dhe miqve nga Pulja që kaluan në avantazh të dyfishtë por nuk arritën të ruanin fitoren që torinezët ua hoqën nga duart edhe falë golit të Bremer në pjesën e dytë.

Rezultat zhgënjyes gjithsesi për Massimiliano Allegrin që festoi përpara kohe në minutën e 7 shtesë pasi goli i Milik krijoi iluzionin e fitores por falë sistemit VAR polaku nuk gjeti rrjetën e tretë rresht.

Në ndeshjet e tjera të së dielës, Lazio u rikthye te fitorja pasi kaloi me vështirësi 2-0 Veronan ndërsa Atalanta u ndal në barazim 1-1 me Cremonesen.

 

EMISIONET