Vendimet e Superiores, Teuta shtyn Egnatian në “play out”, Skënderbeu në të Parën

Vendimet e Superiores, Teuta shtyn Egnatian në “play out”,

Teuta shfrytëzon “match point”-in që kishte në dispozicion dhe kompleton sezonin me një arritje shumë të rëndësishme, largimin zyrtar nga zona “play out” duke shtyrë aty përfundimisht Egnatian.

Në “Niko Dovana”, durrsakët triumfuan 3-1 pasi shënuan që në pjesën e parë dy gola të shpejtë që e vendosën ndeshjen në një rrugë pa kthim. Sukses shumë i rëndësishëm kampionët ende në fuqi të cilët shkelmuan përfundimisht një sezon të vështirë që hyri në një spirale të rrezikshme pas largimit të Edi Martinit që i la vendin Renato Arapit.

Në ndeshjen tjetër të javës së 33-të mes Dinamos dhe Skënderbeut, barazimi 1-1 i dëmtoi të dyja skuadrat dhe është matematika që i çon korçarët në të Parën.

Dinamo ka nevojë për një kombinim të çmendur që të kapë Egnatian në diferencën - 9 dhe rrogozhinasit sot janë shumë pranë objektivit “play out”.

Kur duhen edhe 3 javë nga fundi, debutuesit nga Rrogozhina duhet të grumbullojnë edhe 1 pikë për të arritur në ndeshjen vendimtare me skuadrën e tretë të Kategorisë së Parë.

Vendimet e Superiores, Teuta shtyn Egnatian në “play out”,

EMISIONET