Vedat Muriqi nxjerr një gol nga hiçi, por Betis përmbys Mallorcan (Video)

Dy gola dhe dy asiste në tri ndeshje për Vedat Muriqin. Duket se ka rilindur sulmuesi dardan i transferuar në Janar nga Lazio te Mallorca dhe sonte ishte sërish titullar me ekipin spanjoll e madje protagonist ndaj Real Betis.
Këta të fundit po diskutojnë vendin në Champions League dhe ishte sfidë shumë e rëndësishme teksa fituan 2-1 por goli i Vedat Muriqit i vuri shumë në vështirësi.
Moreno kaloi në 25’ në avantazh skuadrën e Pellegrinit ndërsa pas një beteje të gjatë “Pirati” dardan me armën e tij më të fortë në 75’ vuri barazpeshën pasi shënoi me kokë.
Mëkat pasi goli i bukur i tij u zhvlerësua nga Willian Jose që shndërroi në gol një penallti të shkaktuar në zone. Gjithsesi 2-1 për Betis por Muriqi vijon të shënojë teksa Mallorca pas dy fitoreve radhazi pëson dhe humbjen e parë./Ora News/.

