Vedat Muriqi me stil karateje realizon golin fantastik në La Liga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2022, 23:37

Është heroi i vërtetë i Mallorcas në çdo kuptim. Vedat Muriqi që u ble për rreth 10 milionë euro nga Lazio duke u bërë transferimi më i shtrenjtë i ishullorëve, gjeti sërish rrugën e rrjetës në La Liga.
E bëri një gjë të tillë në sfidën me Espanyol e mbyllur 1-1. Pas nje harkimi nga e djathta e sulmit, sulmuesi kosovar bëri një gjest të pabesueshëm atletik duke kapur me të majtën një top që dukej i humbur.
Shikojeni për ta besuar;

