Uzuni: Kemi shanse për kualifikim/ Sulmuesi dëshiron të përballet me Ukrainën në finalen e Play-off
Myrto Uzuni është besimplotë që Shqipëria mund të arrijë të kualifikohet të kampionatin botëror. Sulmuesi shfaqet i motivuar për sfidën me Poloninë teksa thekson se shanset janë të barabarta me polakët, pasi nuk janë një ekip i madh si Gjermania, Anglia apo Franca. Ndërkaq, dëshira e Uzunit është për finalen e plej of-it është Ukraina.

Pasi arritën të siguronin kualifikimin në plej of, tashmë kuqezinjtë besojnë se mund ta bëjnë historinë akoma më të madhe.
Një ndër ta është Myrto Uzuni, i cili deklaron se kombëtarja ka shanset e saj për të shkuar në fazën e grupeve të kampionatit botëror që do të mbahet verën e ardhshme në shba.
Në një intervistë të dhënë për FSHF, 30 vjecari ka besim se gjithçka do të shkojë mirë dhe theksoi se kuqezinjtë kanë potencialin për të bërë gjëra të mëdha.
E nëse arrijnë të kalojnë Poloninë, Uzuni ka dhe një ekip që e dëshiron të përballet në finalen e plej ofit.
Myrto Uzuni ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asist në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndërsa pret më shumë nga vetja në vitin e ardhshëm.
Ndërkaq, shqipëria do të ndeshet me poloninë në sfidën e vlefshme për plej ofin e kupës së botës më 26 mars 2026.

