Ultrasit sulmojnë skuadrën dhe selinë e klubit të njohur brazilian (Shikoni videon)

Ultrasit sulmojnë skuadrën dhe selinë e klubit të njohur

Në Brazil, futbolli për njerëzit është më shumë se një fe dhe si i tillë, ndryshon shumë edhe për mënyrën pasionante se si ata e përjetojnë, ndryshe nga europianët.

Në vendin e Amerikës së Jugut, tifozët janë protagonistë, në të mirë dhe në të keq. Rasti i Botafogos sigurisht që nuk është i mirë pasi një grup tifozësh mësynë selinë e klubit ku ndodhet edhe akademia dhe fushat stërvitore.

Mbështetësit e skuadrës bardhezi kaluan perimetrin e sigurisë dhe në mënyrë të dhunshme protestuan kundër skuadrës që po tregon një formë shumë të dobët gjatë kohëve të fundit. Policia lokale kërkoi shpërndarjen e turmës ndëërsa ultrasit u larguan me shumë vështirësi pas konfrontimit me skuadrën.   

Shikoni se çfarë ndodhi në ambjentet e klubit;

 

Gjatë 20 viteve të fundit, skuadra është rrëzuar tre herë nga kategoria ndërsa në janar, për shkak të problemeve financiare, bordi drejtues vendosi që ta largonte klubin nga duart e njerëzve të thjeshtë duke shitur 90 % të aksioneve te manjati amerikan John Textor, i cili zotëron edhe aksionet e Crystal Palace.

EMISIONET