Sulmuesi i Milanit: Nuk është mision i pamundur, besojmë se mund të shkojmë në Champions

Sulmuesi i Milanit: Nuk është mision i pamundur, besojmë se mund

Fitorja 4-0 ndaj Udinese në kampionat ka rikthyer disi buzëqeshjen te skuadra e Milanit.

Kuqezinjtë e trajnerit Conceisao janë ende në garë për një vend në Champions League edhe pse duket një “mision i pamundur”.

“Objektivi ynë mbetet ende vendi i katërt. Ne besojmë në të, por nuk duhet të shikojmë renditjen. Ne mendojmë vetëm për të fituar ndeshje pas ndeshje.

Ashtu siç bëmë ndaj Inter në Kupën e Italisë dhe Udinese”, tha Santiago Gimenez.

Sulmuesi meksikan nuk luajti në ndeshjen e fundit, i dëmtuar, por shpreson të jetë gati për takimin e radhës: “Po punoj të rikthehem sa më shpejt.

Tani le të mendojmë për Napolin, pastaj do të jetë ndeshja derbi ndaj Inter në Kupë.

Gjithçka është në rregull, unë jam mirë. Do të jem të dielën në Napoli.

Skuadra bëri një ndeshje të mirë dhe është e karikuar për të vijuar me këtë ritëm. Unë besoj, të gjithë besojmë dhe të shohim se çdo të thotë fusha”, tha Gimenez.

EMISIONET