UEFA Youth League/ Skënderbeu U-19 kalon në raundin e dytë, përballet me Aston Villan. Reagon edhe Duka: Sukses i merituar

UEFA Youth League/ Skënderbeu U-19 kalon në raundin e dytë,

Skënderbeu U-19 ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Youth League, pas suksesit të madh ndaj Inter Escaldes.

Skuadra korçare triumfoi edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Skënderbeu” me shifrat 5-0 duke vulosur kalimin më tej në këtë kompeticion. Në fakt, gjithçka ishte vendosur që në ndeshjen e parë të luajtur në “Estadi Nacional” të Andorrës, ku Skënderbeu U-19 fitoi me rezultatin e thellë 10-0.

Falë këtij suksesi, korçarët do të përballen në raundin e dytë me skuadrën angleze Aston Villa FC.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 22 tetor, ndërsa sfida e kthimit më 5 nëntor.

Duka “duartroket”: Sukses i merituar

UEFA Youth League/ Skënderbeu U-19 kalon në raundin e dytë,

Këtë sukses e ka duartrokitur edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, i cili bëri një postim në rrjetet sociale.

REAGIMI

???????? Urime ekipit të Skënderbeu U-19 për kalimin e merituar në raundin e dytë të UEFA Youth League. Dy fitoret e bukura dhe me goleada ndaj bashkëmoshatarëve të Inter D’Escaldes treguan forcën dhe talentin tuaj. ????????

Ju pret një sfidë e vështirë kundër Aston Villa-s, por jemi me ju dhe do ju mbështesim gjithmonë.

Suksese! ????????⚽️

EMISIONET