UEFA Conference League, Egnatia dhe Dinamo City luajnë nesër ndeshjet e para të turit të tretë në transfertë

UEFA Conference League, Egnatia dhe Dinamo City luajnë nesër ndeshjet

Egnatia dhe Dinamo City do të luajnë mbrëmjen e të enjtes takimet e para të turit të tretë të UEFA Conference League.

Të dyja ekipet shqiptare do të zhvillojnë përballjet e para në transfertë. Kampionët e Shqipërisë do të përballen me kampionët e Olimpijas, me takimin që do të luhet në stadiumin “Stožice”, në orën 20:00.

Sakaq, Dinamo City ka udhëtuar drejt Splitit, ku do të luajë kundër Hajdukut në stadiumin “Poljud”, në orën 21:00. FSHF u uron shumë suksese të dy skuadrave shqiptare në këtë tur të tretë të Conference League.

EMISIONET