U21/ 4 gola në “Niko Dovana”, Shqipëria fiton lehtësisht miqësoren me Lihteshtejnin

U21/ 4 gola në “Niko Dovana”, Shqipëria fiton

Shqipëria U21 është kthyer sot në fushën e lojës për një ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit, që paraqitej në stadiumin ”Niko Dovana” me ekipin U23.

Edhe pse bëhej fjalë për lojtarë që ishin më të mëdhenj në moshë se kuqezinjtë me moshë, përsëri Shpresat kuqezi kanë qenë shumë më superiore përballë skuadrës modeste dhe kanë fituar me shifrat 4-0.

Serinë e golave e hapi penalltia e Pajazitit në fundin e pjesës së parë, për të vazhduar më pas me golin e Rashicës i cili dyfishoi shifrat.

Në fraksionin e dytë të lojës, Shqipëria thelloi diferencën me Maksutin, ndërsa në fundin e sfidës, një tjetër penallti e ekzekutuar nga Kurtulan vulosi fitoren 4-0.

EMISIONET