U kritikuan nga media zviceriane, Patushi: Ishte racizëm, nuk mund të merresh me bojën e flokëve dhe mjekrën e një kapiteni

Ditët e fundit Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë kritikuar ashpër nga mediet zviceriane, në lidhje me flokët dhe makinat e tyre.

Sot pas ndeshjes Zvicër-Turqi, Granit Xhaka postoi një foto në rrjetet sociale, krahas së cilës shkruan "E vërteta shihet në fushë."

Këtë e ka komentuar në emisionin e Rtv Ora, Sajmir Patushi, i cili konsideron qendrimin e medieve zviceriane racist. 

"Xhaka dhe Shaqiri kanë qenë më të kritikuarit. Mund të themi se ishte dhe një farë racizmi në thonjëza. Nuk mund të merret kush me bojën e flokëve dhe me atë që një kapiten ekipi mund të bëjë me flokët e tij, apo me mjekrën e tij , apo me veshjen dhe lamborginit e tij. Por reagimi ishte mjaft i mirë si i Xhakës dhe i Shaqirit, sot. Ishte një çfryerje e të dy sportistëve në fushë. Kishin 4 apo 5 ditë që dy ishin më të kritikuarit. Besoj që kjo ishte një armë plus për Xhakën dhe Shaqirin, që reaguan në mënyrën më të mirë. Sepse siç e pamë Turqia ishte shumë e dobët. Sepse një ndeshje e lehtë për Zvicrën, u dha një shtysë të madhe Xhakës dhe Shaqirit të bëjnë dhe më mirë për Zvicrën."

 

EMISIONET