“U bë sikur na rrahu vendi i fundit”, Edi Martini: Ishim të privuar në shumë aspekte

Edi Martini ka komentuar humbjen e djeshme të Kombëtares shqiptare në Izrael.

Ish-trajneri i Teutës, në emisionin “Ora Sport” në “RTV ORA”, u shpreh se Shqipërinë e mundi ekipi më në formë i momentit.

Edi Martini: Është bërë dramë e madhe. Është bërë sikur na ka rrahur vendi i fundit. Po flasim për një ndër ekipet më në formë të momentit, që ka ekipet që luajnë në Champions League. Një gjë që më shqetëson më shumë është se për të sharë e kemi shumë lehtë, ndërsa për të lavdëruar e kemi të vështirë. Por nëse duhet të bëj një analizë të ndeshjes, nuk e kemi luksin ne të fillojmë me 4-5 lojtarë mangët formacionin. Kemi një ndeshje jashtë që duhet ta fitojmë. Edhe Gjermania të jetë do e ketë të vështirë. Ishim të privuar në shumë aspekte.

Ipas tij ajo që duhet bërë është që kombëtarja të gjejë një mbrojtës të majtë dhe një uinger nga e djathta.

Edi Martini: Që Reja ka qenë i dashuruar me skemën 3-5-2 kjo është mëse e qartë. Ne në amiente mes miqsh e kemi diskutuar që nuk është e duhura për ekipin tonë kombëtar. Ne nuk kemi një mbrojtës nga e majta, që është shumë problem. Nuk kemi një uinger të djathtë. Them se ajo që duhet të bërë është që Kombëtarja të gjejë një mbrojtës të majtë dhe një uinger nga e djathta. Kemi lojtarë shumë të mirë që mund të bëjë shumë mirë 4-3-3. Jam i bindur që të gjithë që kanë qenë në fushën e lojës ka dhënë maksimumin e vetë”, është shprehur Edi Martini.

EMISIONET