U-15/ Dy miqësore ndaj Kosovës, kuqezinjtë e vegjël zbarkojnë në Kukës

U-15/ Dy miqësore ndaj Kosovës, kuqezinjtë e vegjël

Kombëtarja shqiptare U15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kosovën U15.

Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Kosovës që dy takimet të luhen në qytetin e Kukësit.

Në stadiumin “Kukës Arena”, në datat 28 dhe 30 maj.

Grumbullimi i kuqezinjve të vegjël do të nisë në datën 26 maj në Kukës, aty ku skuadra e drejtuar nga trajneri Armand Dama, do të kryejë seancat përgatitore në kuadër të dy ndeshjeve miqësoreve.

Takimi i parë miqësor ndaj dardanëve të Ilir Nallbanit do të zhvillohet me 28 maj, duke nisur prej orës 17:00, në “Kukës Arena”.

Dy ditë më pas, në të njëjtin stadium edhe ndeshja e dytë kundër bashkëmoshatarëve nga Kosova.

Duke nisur nga ora 11:00.

EMISIONET