Twingo kundër Shakiras: Motori jonë nuk të le në rrugë si Pique të la ty

Barcelona zien nga zërat për konfliktin e hapur mes këngëtares Shakira, ish të fejuarit të saj, Gerard Pique dhe dy kompanive të njohura ndërkombëtare që kolumbiania i ka cituar në këngën e saj të fundit.
Ajo shprehet në mënyrë figurative se Pique zëvendësoi një Ferrari me një Renault Tëingo dhe kompania franceze reagon në një mënyrë shumë origjinale. Dega e Renault në Barcelonë ka publikuar një broshurë me referencë të qartë për këngëtraren 45-vjeçare duke mos kursyer as sulmin ndaj saj në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Makina Twingo në qëndër dhe disa shpjegime nga ana e Renault që shkruan:
1) Zgjat më shumë se 22 vjet (duke i kujtuar këngëtares së marrëdhënia e saj me Pique zgjati vetëm 12 vjet)
2) Kroskoti është shumë i kuptueshëm dhe i thjeshtë e i qartë, jo si tekstet e këngëve të tua
3) Motori nuk të le në rrugë si i fejuari jot


