Tufa përplaset me Sulçen: E kanë kthyer futbollin shqiptar në biznes, nuk dihet më se kush është klubi

Gazetari sportiv Bashkim Tufa i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” foli mbi ndryshimin e fundit të formulës së kampionatit të futbollit shqiptar.

“Në 85 kampionate që janë luajtur deri më sot, formula apo struktura e kampionatit tonë ka ndryshuar 38 herë.

Në këndvështrimin tim, kjo me 10 skuadra pati jetëgjatësinë prej një dekade, por ishte më e sakta.

Tufa përplaset me Sulçen: E kanë kthyer futbollin shqiptar

Ne jemi një vend i vogël dhe me një futboll të vogël, mua më vjen keq, por po përmend një shembull, në Angli dënohesh nëse ti fut një skuadër të dytë. Sepse me lojën tënde dhe tolerimin ke dëmtuar Tiranën, Teutën, Dinamon. Pra gara është dëmtuar dhe kjo rregullohet nga Federata”, u shpreh Bashkim Tufa.

Pikërisht kjo deklaratë ka shkaktuar dhe debate në studio, ku Tufa deklaroi se tashmë futbolli është kthyer në biznes dhe nuk është më një sport.

“Ne nuk dimë më se kush është klub”, tha Tufa.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE

EMISIONET